

KORÇË — Klubi i Futbollit Skënderbeu ka reaguar me një mesazh zyrtar ngushëllimi pas ngjarjes së rëndë të tronditi qytetin e Korçës më 8 gusht, ku 20-vjeçari Joan Zyko u vra me armë zjarri nga miku i tij i fëmijërisë.
Zyko ka qenë më parë pjesë e akademisë së klubit, duke mbrojtur portën e ekipit U-15 deri në vitin 2017, ndërsa njihej edhe si një tifoz i flaktë i skuadrës korçare, e njohur si "Ujqërit e Dëborës".
Në deklaratën e shpërndarë në faqen zyrtare, klubi bardhekuq thekson:
"Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Joan Zykos, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut dhe një tifoz i zjarrtë i ngjyrave bardhekuqe. Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe, Joan!"
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






