Transmetuar më 10-08-2026, 09:06

DURRËS — Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse kanë ndërhyrë për të mbyllur kanalin shkarkues pranë zonës turistike të "Valamarit" në Durrës, pasi pamjet e derdhjes së ujërave të zeza direkt në det u bënë virale në rrjetet sociale.

Incidenti, i cili shkaktoi reagime të shumta në kulmin e sezonit turistik, nxori në pah probleme të rënda të ndotjes mjedisore në një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Pas publikimit të pamjeve, në terren është konstatuar prania e një mjeti skavator që ka ndërhyrë urgjentisht për të bllokuar rrjedhjen e ujërave të ndotura drejt vijës bregdetare.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse mbi përgjegjësit e kësaj ngjarjeje, nëse derdhja është ndalur përfundimisht, apo se çfarë masash administrative dhe ligjore do të merren ndaj autorëve të kësaj masakre mjedisore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit