Transmetuar më 09-08-2026, 23:50

PRISHTINË — Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protesta në rrugë kundër qeverisë së Albin Kurtit, duke deklaruar se aksioni politik i partisë do të nisë në shtator.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj tha se protestat synojnë, sipas tij, rikthimin e Kosovës në “binarët e shtetit demokratik”.

“Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, shkroi Haradinaj, duke renditur një sërë kritikash ndaj qeverisë.

Ai kërkoi respektimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë dhe ndryshime në politikën energjetike dhe ekonomike të Kosovës.

Haradinaj kritikoi gjithashtu largimin e qytetarëve nga vendi, duke argumentuar se familjet duhet të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë dhe jo jashtë saj.

Në fund të reagimit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit në detyrë: “Pra, shtatori po vjen, Albin.”

Deklarata vjen një ditë pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë drejt Kurtit gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se kur do të vijojë seanca parlamentare për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit