

SHKODËR — Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku tre persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe e kanë dhunuar atë.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për tre persona të rinj, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në dhunimin e gruas.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






