

TIRANË — Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit e protestës së 71-të kundër qeverisë Rama kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Me thirrjen e organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë vijuar lëvizjen përgjatë bulevardit, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.
Protesta ka mbledhur sërish qytetarë të moshave dhe profileve të ndryshme, mes tyre të rinj, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë.
Marshimi zhvillohet pas një tjetër tubimi të organizuar kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






