

KRUJË — Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e së dielës pranë fshatit Mazhe të Krujës.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.
Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e përplasjes. Një prej të plagosurave, një grua, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






