Transmetuar më 09-08-2026, 21:15

VLORË — Fluksi i lartë i pushuesve që po kthehen nga Riviera shqiptare ka shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh në aksin nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit dhe Vlorës.

Situata është krijuar pasditen e së dielës, teksa mijëra pushues kanë nisur kthimin pas fundjavës në zonat bregdetare të jugut.

Kolona të gjata janë krijuar përgjatë aksit rrugor, ndërsa automjetet po lëvizin me ritme shumë të ngadalta. Fluksi i madh është përqendruar veçanërisht në drejtim të Orikumit dhe Vlorës.

Palasa, Dhërmiu, Drimadhesi, Jala dhe Himara kanë qenë ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë fundjavës, duke sjellë një numër të lartë automjetesh në rrugët e kthimit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit këshillohen të shmangin parakalimet dhe manovrat e rrezikshme, pasi trafiku i rënduar dhe lëvizja me shpejtësi të ulët rrisin rrezikun për aksidente.

Fluksi i automjeteve pritet të mbetet i lartë gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa vijon kthimi masiv i pushuesve nga jugu drejt Vlorës dhe zonave të tjera të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit