Transmetuar më 09-08-2026, 16:03

KRUJË — Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në territorin e Krujës, duke rrezikuar një biznes në zonën pranë flakëve.

Sipas të dhënave paraprake, aktualisht në territorin e Krujës janë dy vatra zjarri nën monitorim. Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt objekteve pranë.

Një prej vatrave paraqet rrezik për një biznes të zonës, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe kanë mbajtur në gatishmëri ekipet e ndërhyrjes.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Puna në terren vijon, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën dhe çdo ndryshim të mundshëm të drejtimit të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit