

SHKODËR, 9 gusht 2026 – Dy pushues janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.
Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit intensiv të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat përdorin dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve.
Sipas Policisë, gjatë monitorimit u konstatuan dy persona që ndodheshin në vështirësi në det. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur nxjerrjen e tyre në siguri.
Të shpëtuarit janë identifikuar me inicialet M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë.
Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare dhe qëndron në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në çdo rast emergjence.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në det dhe të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje ose kur konstatojnë situata që mund të rrezikojnë sigurinë e pushuesve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






