Transmetuar më 09-08-2026, 11:52

Ministria e Mbrojtjes informon se bazuar në raportimet e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa vijon puna në disa vatra aktive dhe monitorimi i zonave të prekura. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

QARKU TIRANË:

Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i vatrës së zjarrit.

Në Cikallesh, Kavajë, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me mjet ajror të FA-së.

Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla.

QARKU FIER:

Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll. Edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë është nën kontroll.

QARKU DURRËS:

Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi me 2 helikopterë, 30 efektivë të FA-së me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe 3 mjete të MZSH Krujë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eliminimin e plotë të çdo vatre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit