

PERU – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në juglindje të Perusë, ku 13 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një furgoni pasagjerësh me një kamion.
Aksidenti ndodhi në periferi të Polpatës, në rajonin e Cuscos, teksa furgoni po udhëtonte në linjën mes qyteteve Chalhuahuacho dhe Arequipa.
Sipas shefit të Policisë së Cuscos, Carlos Guisado, furgoni është përplasur me një kamion që kishte ndaluar në rrugë për shkak të një defekti mekanik.
Mediat lokale raportojnë se mes viktimave mund të ketë edhe fëmijë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i furgonit nuk e ka pikasur në kohë kamionin e ndaluar në rrugë, duke shkaktuar përplasjen e rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






