

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke u ndalur te zjarri masiv në malin e Krujës, ku operacioni për shuarjen e flakëve përfundoi pa viktima apo banorë të dëmtuar.
Rama bëri me dije se nga zjarri është shkrumbuar vetëm një magazinë, ndërsa falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u shmang një bilanc më i rëndë.
Sipas kryeministrit, operacioni u zhvillua në kushte të vështira, veçanërisht gjatë natës, kur ndërhyrja nga ajri nuk ishte e mundur. Era e fortë favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun për zonat e banuara.
Rama vlerësoi angazhimin e forcave në terren, duke i cilësuar ndërhyrjet e tyre si një përballje të jashtëzakonshme me flakët dhe duke shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe Policisë.
Kryeministri publikoi gjithashtu një mesazh që, sipas tij, e kishte marrë gjatë natës nga një banor i Krujës, i cili kërkonte përforcime për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.
“Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa të mëdha në Krujë! Po punojnë si heronj, Zoti ia shpërbleftë, por era po e përhap me më shumë shpejtësi. Nëse është e mundur përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri?”, shkruhej në mesazhin e publikuar nga Rama.
Kryeministri theksoi se operacioni në Krujë shmangu një bilanc tragjik dhe se banorët e zonës nuk u përballën të vetëm me situatën e rëndë të krijuar nga zjarri.
Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u… pic.twitter.com/XxuEsI1mFV
— Edi Rama (@ediramaal) August 9, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






