

GJIROKASTËR – Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në Gjirokastër, ku një vatër e re është shfaqur mbrëmjen e kaluar në zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke rrezikuar banesat pranë zonës së prekur. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe afrimin e mjeteve pranë vatrave.
Sipas të dhënave nga terreni, në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe tre vatra zjarri rreth një javë më parë, çka ka shtuar shqetësimin për situatën.
Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa pritet mbërritja e forcave shtesë që do të angazhohen në terren për përballimin e situatës dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






