

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Korçën këtë të shtunë të gushtit, ku 20-vjeçari Joan Zuko humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, ka reaguar Mitropoliti i Korçës, Anastasi.
Sipas të dhënave paraprake, për ngjarjen dyshohet shoku i tij i fëmijërisë, Kristian Sterjo, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në një mesazh të ndjerë, Mitropoliti ka dënuar dhunën dhe ka bërë apel për respektimin e jetës njerëzore, të cilën e ka cilësuar si një dhuratë të shenjtë.
“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, thuhet në reagimin e tij.
Mitropoliti ka ndalur gjithashtu te dhimbja që ngjarje të tilla lënë jo vetëm te familjet e përfshira, por në të gjithë shoqërinë.
“Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, përfundon mesazhi, i cili përcjell një apel për paqe, përmbajtje dhe respekt më të madh ndaj jetës njerëzore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






