Transmetuar më 09-08-2026, 01:22

Për të paktën shtatë orë, Kristian Sterjo arriti ta shijonte lirinë, pasi më herët iu sul me kallash shokut të tij, i cili humbi jetën pasi mbeti i vrarë nga plumba që i shkaktuan plagë fatale.

Sterjo, 21 vjeç, lindur e banues në Korçë, menjëherë pas krimit që ndodhi pasdrekën e së shtunës ora 16.30, u pa nga policia si i dyshuar kryesor për vrasjen e Joan Zukos.

Dyshimet u përforcuan sidomos oër faktin se pamje nga kamera sigurie dhe dëshmitarë të rastit, sugjeronin se Sterjo mbante një thes në dorë dhe brenda tij doli të gjendej një armë automatike e llojit rus, Kallashnikov,  raporton noa.al.

Hetimi nxori se Sterjo e kishte ndjekur shokun e tij Joan deri në katin e tretë të një pallati që shihni te video më poshtë dhe e qëlloi duke i marrë jetën.

Menjëherë më pas, i dyshuari u zhduk në drejtim të paditur dhe policia nisi kërkime në territorin e varrezave të qytetit të Korçës dhe zonën përreth, siç shihni videon e mëposhtme.

Këtu kërkimet zgjatën me orë, por pa rezultat. Mesa duket, i riu kishte arritur të devijonte, nga varrezat te lagjja e tij dhe kishte arritur deri afër shtëpisë, ku po qëndronte i fshehur, mesa duket i paqartë se çfarë po bënte.

Lokalizimi i tij bëri që policia ta kapë dhe ta vendosë në pranga pa rezistencë, siç shihni videon më poshtë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit