Transmetuar më 09-08-2026, 00:35

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK për veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar në Palasë, gjatë operacionit policor të koduar “Vila”.

Në pranga ka rënë Renardo Nallbani, 50 vjeç, lindur në Fier, i cili u lokalizua nga forcat e policisë në një vilë në Palasë.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Sipas Policisë, ndërhyrja u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e 50-vjeçarit.

Nallbani ishte shpallur në kërkim pasi në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit