Transmetuar më 08-08-2026, 23:30

KRUJË – Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në Krujë, duke bërë me dije se Policia e Shtetit ka arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënien.

Përmes një reagimi, Lamallari deklaroi se personi i arrestuar do të përballet me pasojat ligjore, ndërsa theksoi se autoritetet kanë marrë masa për evakuimin e banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit.

Sipas ministrit, Policia e Shtetit ka vepruar me kërkesë të pushtetit vendor për të garantuar sigurinë e banorëve, ndërsa forcat në terren vijojnë operacionin për neutralizimin e rrezikut.

Reagimi i ministrit Lamallari:

“Vijojmë të ndjekim nga afër situatën e krijuar nga zjarri në Krujë, i cili edhe këtë herë është shkaktuar nga dora e njeriut. Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me masat e rënda ligjore për këtë vepër penale.

Me kërkesë të pushtetit vendor, strukturat policore kanë marrë masat për evakuimin e banorëve në afërsi të vatrës së zjarrit. Forcat janë në terren dhe çdo mjet është vënë në dispozicion për neutralizimin e rrezikut.”

– deklaroi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit