Transmetuar më 08-08-2026, 22:42

Vlorë – Policia e Vlorës ka zhvilluar një megaoperacion në zonën e Palasës, ku forca të shumta policore kanë rrethuar një vilë.

Sipas burimeve për A2 CNN, gjatë operacionit është arrestuar Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që prej vitit 2024, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Nallbani dyshohet se akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e arrestimit dhe veprimet e tjera të ndërmarra në kuadër të operacionit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit