Transmetuar më 08-08-2026, 20:23

KORÇË, 8 gusht 2026 – Forcat RENEA kanë nisur kontrolle në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Kristjan Sterjo, i shpallur në kërkim për vrasjen, mund të jetë fshehur në zonën e varrezave pas largimit nga vendngjarja.

Efektivët e RENEA-s po kontrollojnë hapësirat brenda dhe përreth varrezave, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht për gjetjen e të dyshuarit.

Në kuadër të operacionit, Policia ka ngritur gjithashtu postblloqe në disa zona të Korçës dhe po kryen kontrolle në terren. Paralelisht, grupi hetimor po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të ndjekur lëvizjet e Sterjos pas ngjarjes.

Kristjan Sterjo dyshohet se ka qëlluar për vdekje Johan Zukon pas një konflikti mes tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Operacioni për kapjen e autorit të dyshuar vijon, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit