Transmetuar më 08-08-2026, 19:52

TIRANË, 8 gusht 2026 – Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të shtunë, duke shënuar ditën e 70-të të tubimeve kundër qeverisë.

Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të vijojë marshimi drejt godinës së Kryeministrisë. Atje janë parashikuar fjalime nga organizatorët e protestës, por edhe nga qytetarë pjesëmarrës në tubim.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një tjetër kërkesë e tyre lidhet me anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Gjatë grumbullimit në shesh janë dëgjuar thirrje të ndryshme kundër qeverisë dhe kryeministrit, mes tyre: “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protesta pritet të vijojë me marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e Policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit