

ELBASAN, 8 gusht 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Murashit, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga aksidenti që shihni të dyja mjetet e përfshira kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






