Transmetuar më 08-08-2026, 18:58

Policia e Korçës e dinte që Joan Zuko, efektiv i Forcave të Armatosura, kishte konflikt me disa persona të tjerë dhe madje ishte në ndjekje të këtij konflikti.

Pohimi është bërë pak minuta më parë nga Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve Drejtues Sejfulla Metko i cili foli para mediave për ngjarjen në Korçë.

Metko tha se bëhet fjalë për një konflikt të bartur, të nisur disa kohë më parë dhe që u agravua këtë të shtunë.

Ai tregoi se sot rreth orës 14 ka precipituar konflikti mes palëve dhe ka vazhduar me ndjekje mes tyre derisa në orën 16.30, autori, i shoqëruar nga tre persona të tjerë, me kallashnikov në dorë e ndoqi deri te pallati në lagjen nr 15 dhe e qëlloi derisa i mori jetën dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Metko tha se viktimës iu gjet një thikë pranë trupit.

Konflikti ka ndodhur rreth orës 16:00, ka ndodhur në një lagje në afërsi ku është vendi i ngjarjes, më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës. Dhe ku kemi pasur përdorimin e armës së zjarrit. Më pas autori është ngjitur në rreth 15 min është parë nga dëshmitarë okularë që ka shkuar në drejtim të varrezave, jemi në ndjekje të tij dhe më pas do japim një informacion më të saktë për autorësinë e saktë të tij.

Viktima është vrarë me kallashnikov. Gjithashtu viktima ka pasur në dorë një armë të ftohtë, armë thikë. Autori ka përdorur kallashnikov. Konflikti ka qenë i bartur prej disa kohësh më parë, ka qenë në ndjekje nga ana jonë dhe sot ka precipituar në ngjarjen kriminale”, ka deklaruar ai.

Ndiqni deklaratën e plotë:

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit