

GJIROKASTËR, 8 gusht 2026 – Një vatër zjarri është regjistruar në një terren të vështirë, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat, në qarkun e Gjirokastrës.
Pas sinjalizimit të marrë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), drejt vendngjarjes është nisur menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.
Vatra ndodhej në majë të malit, në kufirin ndarës mes dy fshatrave, në një terren të vështirë për ndërhyrje.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u izolua dhe më pas u shua plotësisht, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Nga zjarri është përshkuar një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.
Shërbimi zjarrfikës vijon të qëndrojë në terren për monitorimin e zonës dhe për të parandaluar një riaktivizim të mundshëm të vatrës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






