Transmetuar më 08-08-2026, 18:26

KRUJË, 8 gusht 2026 – Situata e zjarreve në Krujë është përkeqësuar, ndërsa një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonë.

Për shkak të terrenit të vështirë, i cili e bën të komplikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka, në operacion është angazhuar edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë situatën në terren.

Flakët kanë krijuar shqetësim për banorët e lagjes “Abaze”, ku jetojnë rreth 500 persona. Forcat e emergjencës vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së saj drejt zonave të banuara.

Situata po monitorohet nga strukturat e emergjencës, ndërsa ndërhyrjet nga toka dhe ajri do të vijojnë deri në neutralizimin e flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit