

MALLAKASTËR, 8 gusht 2026 – Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Koilac të Mallakastrës, ndërsa flakët po përhapen në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë marrë drejtim nga zonat e banuara.
Sipas informacioneve paraprake, era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke rritur rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Për shkak të situatës, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa familjeve nga zonat që paraqesin rrezik.
Deri në këto momente, raportohet për dëme në bimësi, ndërsa strukturat e emergjencave dhe forcat operacionale janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri po përhapet në drejtim të fshatrave Panahor, Hekal, Ngraçan dhe Riban, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.
Paralelisht, grupi hetimor ka nisur verifikimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa ndërhyrjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






