Transmetuar më 08-08-2026, 17:51

Ngjarja sot në Korçë ka tronditur qytetin juglindor. Viktima ende nuk kishte mbushur 21 vjeç dhe u vra pabesisht sepse sipas të dhënave paraprake hetimore, u sulmua deri në ndjekje fatale nga një moshatar që dyshohet të ishte shok i tij dhe ai e vrau me kallashnikov.

Çfarë ndodhi

Pasditen e sotme, Johan Zuko, 20 vjeç, banor i Korçës, u gjend në një bllok pallatesh në lagjen nr 14 të qytetit juglindor, zonë ku ai nuk e kishte vendbanimin.

Ndërsa vraponte, pas tij po rendte edhe një tjetër, mesa duket, shoku i tij.

Teksa Johani përpiqej ti shpëtonte plumbave të armës që i riu tjetër mbante në dorë, u fut brenda një pallati.

Por edhe aty nuk ia doli dot të shpëtojë sepse autori e gjeti dhe hapi zjarr duke i marrë jetën.

"Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën", thanë burime në vendngjarje.

Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij duke e futur qytetin e Korçës në shtetrrethim, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të skenës së krimit.

Joan Zuko ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura si ushtar me pagesë, që nga 18 qershori 2024.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit