Transmetuar më 08-08-2026, 16:24

KRUJË, 8 gusht 2026 – Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një faqe mali në lagjen “Abazaj” të Krujës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi në një terren të vështirë, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.

Zjarri raportohet se po afrohet drejt një zone ku ndodhen rreth 30 banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun për pronat dhe banorët.

Në vendngjarje ndodhet aktualisht një automjet zjarrfikës, ndërsa kushtet e terrenit e bëjnë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje më të madhe për përballimin e situatës, ndërsa është kërkuar edhe mbështetje nga ajri me helikopter për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e strukturave të tjera të emergjencës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit