Transmetuar më 08-08-2026, 15:27

FUSHË-KRUJË, 8 gusht 2026 – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në zonën e Tufinës, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim tre vëllezër të dyshuar për ngjarjen.

Në kërkim janë shpallur Ervis Alla, Altin Alla dhe Maksim Alla, të tre nga Fushë-Kruja. Ata dyshohen se kanë vendosur një sasi lënde plasëse në derën e banesës së 72-vjeçarit, duke shkaktuar dëme të pakta materiale.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh i papaguar për disa mobilie të porositura nga djali i të moshuarit në biznesin e tre vëllezërve.

Dyshohet se, pas konflikteve të krijuara për shlyerjen e shumës së parave, tre vëllezërit kanë udhëtuar me një automjet drejt Tufinës dhe kanë vendosur lëndën plasëse në derën e banesës.

Në kuadër të hetimeve, Policia po analizon edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim gjurmimin e automjetit të përdorur para dhe pas shpërthimit.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe lokalizimin e kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit