

Një sasi lëndë eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit në derën e një dyqani në zonën e Plazhit, në Durrës.
Sipas Policisë, ngjarja është konstatuar në lagjen nr. 13, në derën e një subjekti në pronësi të shtetasit Rigels Rajku i njohur si Noizy.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet vijojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave që dyshohet se kanë vendosur lëndën eksplozive.
Ky është një rast i përsëritur ngjarjesh të ngjashme ndaj bizneseve të Noizy.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






