Transmetuar më 08-08-2026, 11:26

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, ndërsa aktualisht vetëm dy prej tyre vijojnë të monitorohen nga strukturat e emergjencave.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe 65 efektivë të Forcave të Armatosura, tre automjete zjarrfikëse të FA-së, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri në Dajt është shuar dhe zona vijon të monitorohet nga strukturat vendore, ndërsa në Priskë vatra është shuar plotësisht.

Operacionet janë përmbyllur gjithashtu në Çikallesh dhe Leshtej-Collak të Kavajës, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Zjarret janë shuar edhe në Mushnik të Rrogozhinës, Plan të Bardhë të Klosit, Kostren 2 të Beratit dhe Uruçaj të Peqinit.

Ndërkohë, në Mallakastër, në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor, vijon operacioni për shuarjen përfundimtare të një vatre që mbetet aktive nën kurorë në krahun verior. Zona po mbahet nën monitorim nga strukturat përkatëse.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera vijojnë të jenë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të riaktivizimit të mundshëm të vatrave të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit