Transmetuar më 08-08-2026, 11:17

Dy zjarrvënie në data të ndryshme, tre automjete të dëmtuara dhe i njëjti i dyshuar. Hetimet e Policisë çuan te një 43-vjeçar nga Elbasani. Emri

Policia e Elbasanit ka ndaluar një 43-vjeçar, i dyshuar si autor i dy rasteve të zjarrvënies së qëllimshme ndaj automjeteve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last Fire”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ndaluan Ervis Kuka, 43 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas Policisë, ai dyshohet se më 7 gusht 2026, rreth orës 01:00, i ka vënë zjarrin me benzinë automjetit që përdorej nga L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e mëtejshme, 43-vjeçari dyshohet gjithashtu si autor i një tjetër ngjarjeje të ndodhur më 28 qershor 2026, kur u dogjën dy automjete në pronësi të E. H.

Policia thotë se identifikimi i tij erdhi pas veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit