Transmetuar më 08-08-2026, 08:17

LEZHË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit