Transmetuar më 07-08-2026, 23:20

DEVOLL, 7 gusht – Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, duke shkaktuar dëme materiale brenda ndërtesës.

Sipas banorëve të zonës, kafsha e egër ka dëmtuar ambientet dhe objektet që ndodheshin brenda objektit, i cili njihet si një vend me rëndësi simbolike për bashkëjetesën fetare mes komuniteteve të krishtera dhe myslimane.

Banorët kanë raportuar ngjarjen, ndërsa pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e kafshëve të egra dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet pritet të marrin masa për largimin e kafshës dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në zonë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit