

MEMALIAJ, 7 gusht – Dhjetëra banorë të Memaliajit kanë protestuar kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës.
Në përfundim të tubimit të dytë kundër draftit për riorganizimin territorial, protestuesit kanë nisur një marshim në këmbë drejt hyrjes së qytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën nacionale.
Me pankarta dhe thirrje, banorët kërkuan që Bashkia Memaliaj të ruajë statusin e saj dhe që vendimmarrja për ndryshimet territoriale të marrë parasysh qëndrimin e komunitetit.
Protestuesit deklaruan se kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe i bënë thirrje institucioneve që të dëgjojnë shqetësimet e tyre.
Pas marshimit dhe bllokimit të përkohshëm të rrugës, protesta u mbyll pa incidente. Banorët paralajmëruan se do të vijojnë reagimet e tyre në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






