

SHKODËR, 7 gusht – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në fund të rrugës së Gjanë, në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse me dy mjete, të cilat kanë punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkatërruar pjesërisht ose plotësisht banesën.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






