

RROGOZHINË, 7 gusht – Banorë të Rrogozhinës kanë zhvilluar një protestë kundër propozimeve për riorganizimin territorial që parashikojnë bashkimin e kësaj bashkie me Kavajën.
Protestuesit u mblodhën në Parkun e Qytetit nën sloganin “Rrogozhina është e jona”, duke kërkuar që qyteti të ruajë statusin e tij administrativ dhe të mos përfshihet në një bashkim të ri territorial.
Banorët argumentuan se një bashkim me Bashkinë e Kavajës nuk do të sillte zgjidhje për problemet lokale, pasi sipas tyre edhe kjo bashki përballet me sfidat e veta dhe nuk mund të përballojë problematikat e një territori tjetër.
Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë shqetësimet e komunitetit përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.
Protestuesit paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të vijojnë me forma të tjera reagimi kundër reformës së propozuar territoriale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






