

BERLIN, 7 gusht – Tre persona me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Gjermani, teksa po ktheheshin pas pushimeve në vendlindje.
Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi i tyre Laurent Aliu, 16 vjeç. Të tre ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Ferizaj.
Sipas autoriteteve gjermane, automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë një argjinature, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Aksidenti ndodhi gjatë kthimit të familjes drejt Gjermanisë pas qëndrimit në Kosovë. Prokuroria e Regensburgut ka urdhëruar angazhimin e një eksperti për të analizuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






