

FIER, 7 gusht – Një automjet tip Ford u përfshi nga flakët mbrëmjen e së premtes në zonën e Zogut të Zi, në Fier, pa shkaktuar të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit konstatoi tym që dilte nga kofanoja, ndaloi automjetin dhe doli në kohë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët arritën të izolonin dhe të shuanin flakët.
Dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e baterisë së automjetit, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga hetimet.
Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale në automjet.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






