

TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 69-të të protestës së tyre. Pas kësaj ata pritet që të nisin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet.
Përmes këtyre protestave maratonë, ata kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj.
Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të bëjnë negociata me to dhe as dialog me kryeministrin Rama. Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës./
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






