

BERAT, 7 gusht – Shtatë persona mbetën të lënduar të premten pas një aksidenti rrugor në fshatin Kapinovë, përgjatë rrugës që të çon në Malin e Tomorrit, njoftuan autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti doli nga rruga për arsye që ende po hetohen. Të lënduarit, të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje, u transportuan me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit.
Pesë prej tyre morën ndihmën e parë mjekësore dhe u larguan nga spitali, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij pësuan lëndime më të rënda. Të dy u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, pasi gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit sistemi i frenimit dyshohet se ka dështuar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende shkakun përfundimtar të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






