

Durrës, 7 gusht 2026 – Autoritetet doganore kanë goditur një tjetër rast të tentativës për futjen e mallrave të padeklaruara në Shqipëri përmes Portit të Durrësit.
Sipas njoftimit të Doganës së Durrësit, gjatë kontrollit të një automjeti, strukturat doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare zbuluan mallra që nuk ishin deklaruar në përputhje me procedurat doganore.
Gjatë verifikimeve u sekuestruan dy ora dore me mbishkrimin "Rolex", si dhe 351 puro të markave të ndryshme, të sistemuara në 36 kuti.
Autoritetet po vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin e origjinës së mallrave. Ndaj personit të përfshirë do të ndiqen procedurat ligjore të parashikuara për mosdeklarimin e mallrave në kufi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






