

BULQIZË, 7 gusht 2026 – Një barakë që shërbente si magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në fshatin Lepurakë, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, duke rrezikuar edhe dy banesa që ndodheshin pranë magazinës. Banorët e zonës dhe familjarët fillimisht tentuan të ndërhynin me mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e flakëve, por për shkak të intensitetit të zjarrit u kërkua ndihma e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe, pas ndërhyrjes, arritën të izolojnë flakët duke parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave përreth.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik, por nuk përjashtohet as mundësia e një pakujdesie njerëzore gjatë punës në ambientet e magazinës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






