

NAPOLI, 7 gusht 2026 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Porticit, në provincën e Napolit, ku një grua 82-vjeçare dhe nipi i saj 44-vjeçar janë gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti.
Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat dyshohet se ishin të afërm, teze dhe nip. Trupat u zbuluan në banesën e tyre në zonën Piazzale Divina Provvidenza, pasi dyshohet se kishin qëndruar aty për disa ditë para se të gjendeshin.
Nga gjendja e trupave, hetuesit dyshojnë se vdekja mund të ketë ndodhur rreth pesë ditë më herët. Në momentin e gjetjes, viktimat ndodheshin pranë shtratit dhe trupat ishin në gjendje dekompozimi.
Në vendngjarje mbërritën forcat e karabinierëve dhe ekipet e emergjencës, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Sipas kontrolleve fillestare, në apartament nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk janë gjetur gjurmë që të tregojnë hyrje me forcë në banesë.
Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit, ku do t’u nënshtrohen autopsive për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, ndërsa priten rezultatet e ekspertizave mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






