Transmetuar më 07-08-2026, 15:56

GREQI, 7 gusht 2026 – Bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i 21-vjeçarit shqiptar që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Greqi ka folur për mediat, duke përshkruar dhimbjen pas humbjes së dy familjarëve të tij.

"Nuk di çfarë ndodhi. Ata po shkonin në punë. Humbja e tyre është gjithçka për mua", është shprehur ai në një prononcim për mediat greke.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, kur automjeti me të cilin udhëtonin 43-vjeçarja dhe djali i saj 21-vjeçar u përplas ballë për ballë me një kamion. Të dy humbën jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Dëshmi për ngjarjen ka dhënë edhe drejtuesi i kamionit, i cili deklaroi se po lëvizte në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75–80 km/h, kur automjeti i viktimave humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë e kundërt.

Sipas tij, ai tentoi të shmangte përplasjen duke devijuar majtas, por nuk arriti ta evitonte aksidentin.

Familja shqiptare jetonte në zonën e Paleokomit. Viktimat punonin në të njëjtën kompani në zonën e plazhit të Ofrinit dhe, sipas raportimeve, po udhëtonin drejt vendit të punës në momentin kur ndodhi aksidenti.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim nga autoritetet greke.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit