Transmetuar më 07-08-2026, 14:46

VLORË, 7 gusht 2026 – Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies në një apartament në lagjen "Lef Sallata", ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 gushtit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë zbardhën brenda 48 orëve autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes, e cila fillimisht ishte dyshuar si aksidentale.

Nga veprimet hetimore rezultoi se i dyshuari, shtetasi me inicialet B. H., 33 vjeç, dyshohet se i ka vënë zjarrin derës së apartamentit për motive konkurrence, pasi ai dhe pronarët e banesës ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies me qira të apartamenteve.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin motër e vëlla, të cilët nuk pësuan lëndime. Si pasojë e flakëve u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në apartament.

Policia bën me dije se ngjarja u raportua rreth orës 02:40 të datës 4 gusht, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve kryen veprimet procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

NJOFTIMI:

Vlorë/Zbardhen brenda 48 orëve, autorësia dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua aksidentale.

I vuri zjarrin apartamentit në orët e para të mëngjesit, ku ndodheshin 2 shtetas (vëlla e motër), për motive konkurrence, identifikohet dhe arrestohet 33-vjeçari.

Si pasojë e flakëve pati vetëm dëme materiale të konsiderueshme në banesë.

Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 02:40 të datës 04.08.2026, se po digjej një apartament në lagjen “Lef Sallata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shkuan në vendngjarje, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Si rezultat, 48 orë pas kryerjes së krimit, u mundësuan identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 33 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit