

TIRANË, 7 gusht 2026 – Një 10-vjeçar është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në rrugën "Llazi Miho" në Tiranë, pasi u përplas fillimisht nga një motomjet dhe më pas nga një automjet.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, i mituri u godit fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Pas përplasjes së parë, 10-vjeçari është goditur edhe nga një automjet që drejtohej nga një 47-vjeçar.
I mituri u transportua menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi drejtuesin e motomjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit, por u identifikua më vonë nga shërbimet e policisë. Ai po procedohet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






