Transmetuar më 07-08-2026, 13:18

TIRANË — Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 32-vjeçaren turke Julide Yazici, e cila u arrestua në aeroportin e Rinasit për llogari të shtetit turk.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Francesk Ganaj kërkoi caktimin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimi, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Kujtim Vraniçi. Nga ana e saj, e reja me profesion mësuese ka deklaruar para trupit gjykues se është e persekutuar politike, duke argumentuar se akuzat ndaj saj lidhen me protestat e dikurshme kundër qeverisë së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe se kthimi në Turqi do t’i rrezikonte jetën.

Yazici, e cila kishte përfituar më parë azil politik në Francë, rezulton e dënuar në Turqi me 4 vjet burgim për pjesëmarrje dhe ndihmë logjistike për organizatë terroriste (ku i kanë edhe rreth 3 vjet e gjysmë për të shlyer). Avokati i saj mbrojtës, Artan Shllaku, kishte kërkuar lirimin e saj dhe kundërshtimin e ekstradimit, por gjykata vendosi ta mbajë në qeli deri në shqyrtimin e plotë të procedurave të ekstradimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit