Transmetuar më 07-08-2026, 13:12

SERRE / GREQI — Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti i përplasjes fatale ballë për ballë që ndodhi mëngjesin e djeshëm (7 gusht) në aksin kombëtar Dramë–Amfipoli, pranë zonës së Paleokomit në Serres, ku jetën e humbën 43-vjeçarja dhe djali i saj 24-vjeçar me origjinë shqiptare.

Videoja, e regjistruar nga kamera e telefonit të drejtuesit të kamionit, kap momentin kur automjeti që drejtohej nga i riu, për arsye ende të paqarta, kalon në sensin e kundërt të lëvizjes dhe përplaset fuqishëm me kamionin që po udhëtonte drejt Dramës.

Si pasojë e goditjes fatale, nënë e bir, të cilët po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës në Ofrinio, ndërruan jetë në vend, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe komunitetin ku jetonin prej vitesh.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit