Transmetuar më 07-08-2026, 13:07

SERRE / GREQI — Detaje të reja dhe mjaft prekëse kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje (7 gusht) në aksin Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit në Greqi, ku dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një përplasje kokë më kokë me një kamion.

Viktimat, të identifikuara tashmë si nënë e bir, po udhëtonin së bashku drejt vendit të tyre të punës kur u përfshinë në këtë ngjarje fatale. Sipas mediave greke, mjeti drejtohej nga djali 21-vjeçar, ndërsa nëna 43-vjeçare ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit.

Familja shqiptare jetonte me ndershmëri dhe punë në zonën e Paleokomit. Nënë e bir ishin nisur për në punë pranë një kompanie të madhe të menaxhimit të pasurive të paluajtshme në plazhin e Ofrynit (Tuzla), ku dhe punonin së bashku. Përplasja e fortë me kamionin rezultoi fatale për ta, duke lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e familjes të përfshirë në një dhimbje të paimagjinueshme.

Autoritetet helene bëjnë me dije se dinamika e plotë e ngjarjes pritet të zbardhet përmes pamjeve të një kamera të instaluar në kamion, të cilat janë sekuestruar dhe po analizohen nga grupi hetimor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit