Transmetuar më 07-08-2026, 12:06

FIER — Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Fier-Shegan, në kryqëzimin e fshatit Toshkëz, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një furgon, i cili pas goditjes së fortë ka përfunduar jashtë rruge, në kanalin anësor.

Si pasojë, drejtuesi i njërës prej mjeteve, Nevruz B., një i moshuar, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Lushnjes, ku u konstatua se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për të kryer hetimet paraprake rreth shkaqeve të aksidentit dhe për të rregulluar qarkullimin e trafikut.

Banorët dhe autoritetet vënë në dukje se ky aks nacional paraqet mangësi në sigurinë rrugore, ndërsa qarkullimi është shtuar ndjeshëm për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve dhe pushuesve gjatë kësaj periudhe vere.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit